Haradinaj zhytet edhe në liqen

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i pëlqen që funjavave të dalë nëpër bjeshkë. Dje, ai është ngjitur në majën e Gjeravicës, që konsiderohet si më e larta në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).

Këtë ecje, Haradinaj tha se e ka bërë bashkë me disa shokë të tij, ndërsa pas ngjitjes, ai është zhytur edhe në liqen, duke i treguar njërit prej bashkëpjesmarrësve se “uji nuk është i ftohtë”, shkruan Express.

“Data 17 korrik e vitit 2021. Sot e kemi ngjitë majën e Gjeravicës. Pas një kohe, u bëra bashkë edhe me disa shokë të mi. Zoti u dhashtë bereqet. Edhe uji koka i mirë. Kjo video iu dedikohet krejt atyre që kanë pasë qejf me qenë, e s’kanë mujt. Shihemi”, thotë Haradinaj.

Maja e Gjeravicës gjendet në perëndim të Kosovës, përkatësisht në vargun e maleve që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Deçanit me Shqipërinë.

Ajo është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët në Kosovë.

Të ngjashme