Haradinaj zotohet para sportistëve që Kosovën ta shpallë shtet të sportit

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka takuar drejtuesit dhe përfaqësuesit e Federatave të sportit në vend dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, për ta prezantuar konceptin e Kosovës shtet të Sportit.

Ai është zotuar para sportistëve se në programin e tij Qeverisës, Kosovën do ta shpallë shtet të sportit.

“Në programin tonë Qeverisës zotohemi para sportistëve tanë, që Kosovën ta shpallim shtet të sportit, duke investuar në përmbylljen e infrastrukturës së nevojshme, stadiume, palestra sportive, shkolla të sportit dhe në promovimin e stimulimin e talenteve”.

“Sportistët kosovarë po vazhdojnë të jenë promovuesit më të mëdhenj të Kosovës në botë dhe Qeveria Haradinaj, do të bëhet promovuese e denjë e talentëve tanë”.

Drekë pune me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Federatave të sportit në vend dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 2. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme