Ministria e Shëndetësisë (MSh), me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka organizuara shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit.
Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj, tha se sektori i shëndetësisë përballet me probleme, por u zotuar se Qeveria do t’ia kthejë integritetin sistemit të shëndetësisë, duke ngritë cilësinë e shërbimeve shëndetësore, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, s’është në interes të Qeverisë ikja nga obligimet që ka ndaj punonjësve shëndetësorë, qoftë për paga të dinjitetshme për mjekët dhe të gjithë sektorët por edhe në përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme.
“Na takon një vet kritik dhe kjo vet kritik na ndihmon. Ministri i Shëndetësisë është zyrtar që ka besim dhe zyrtar politik të cilit i është besuar një sektor i cili ka probleme. Një temë e cila ka lënguar ka vuajtur, nëse e merr me trajtuar në përmbajtje të gjitha problemet dalin në dritë. Nëse shikohet sipërfaqësisht atëherë mund ta gjesh në zgjidhje. Edhe pse i kemi ndarë 20 milionë për shëndetësinë e dimë që kjo nuk është zgjidhja magjike”.
“Unë e kam parë se në çfarë situata ndodhen mjekë, edhe që janë heronjtë të këtij vendi askush nuk mund ta kontestojë këtë. A janë të trajtuar dinjitetshëm në paga ne e dimë që nuk janë? Një pamje tjetër është edhe infrastruktura e vjetër në shëndetësi. Kemi situatën me barna ende sfidë, listat është ende e gjata, pritjet janë shumë të gjata, shërbimet në raste të caktuara nuk i përgjigjen pacientet sepse e pamundësojnë rrethanat. Unë e shoh një seriozitet në punën që po bëhet në shëndetësi”.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se dita botërore do të filloj me moton “Shëndet për të gjithë”.
“Këtë vit ka moton ‘Shëndet për të gjithë’. Vlera që OBSh promovon në ditën botërore të shëndetit është mbulesa shëndetësore që të gjithë të marrin trajtimin e duhur”.
Sipas tij, përparimet e bëra në sistemin e shëndetësisë janë cekur edhe në raportin e Komisionit Evropian për Kosovë.
“Kjo lëvizje e shëndetësisë është shkruar edhe në raportin e Komisionit Evropian ku thuhet që Kosova ka shënuar progres në legjislacion. Kemi ngritur nivelin e llogaridhënies në shëndetësi, kemi konkretizuar fondin e sigurimeve shëndetësorë, poashtu dje kemi marr vendim që të themelojmë bordin e sigurimeve shëndetësore. Jemi duke ndërtuar kapacitete për të përmirësuar sektorin e shëndetësisë në mënyrë që askush të mos varfërohet pasi të merr një trajtim shëndetësorë”.
Shefja e Zyrës se OBSh-se, Ardita Tahirukaj tha se Dita Botërore e Shëndetit po fillon me temën mbulimi shëndetësor i përgjithshëm.
Sipas saj, përparimi i mbulimit shëndetësor të përgjithshëm kërkon punë edhe nga politika.
“Mbulimi shëndetësor i përgjithshëm do të thotë që njerëzit duhet të kenë trajtime shëndetësore kur do që ata kanë nevojë. Këtë vit OBSh është zotuar për një plan 5 vjeçar shëndetësor shumë ambicioz”.
“Ne të e organizatës së shëndetësisë nuk duhet të mburremi me të arriturat që kemi bërë mirëpo të zotohemi që të bëjmë ende më shumë për një shëndetësi të duhur. Kosova ka bërë një fillim të mbarë. Përparimi i mbulimit shëndetësor të përgjithshëm kërkon punë edhe nga politika”.
Jean Hubert Lebet, ambasador i Zvicrës në Kosovë, tha se e vlerëson punën e ministrisë për përmirësimin e sektorit të shëndetit, raporton EO.
“Dua ë komentoj dhe të mbështes qasjen tuaj që të bëni një themel të fortë në reformat e juaja. Ju komplimentoj që keni vënë prioritet veprimet që janë bazike për themelimin e sistemit shëndetësorë. Po bëni një punë të mirë për të ndryshuar në mënyrë drastike punët ne sektorin e shëndetësisë”.
Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informimin dhe diskutimin rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror.