Mandatari për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar të rinjve mos ta lëshojnë vendin.
Ai u zotua se do të angazhohet për fuqizimin e pozitës së tyre në shoqëri, raporton Ekonomia Online.
“Iu bëj thirrje të rinjve ta kthejnë shpresën në këtë vend dhe këtu më së shumti ka vlerë vetja jonë”, tha Haradinaj, i cili nesër pritet ta marrë detyrën.
Haradinaj këto deklarata bëri gjatë ceremonisë së nënshkrimit të një deklarate me “Të Rinjtë Evropianë të Kosovës” (KREK).
I mandatuari për kryeministër, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës zotuese është shprehur se do të angazhohet për fuqizimin e të rinjve, sidomos do të ofrojë ndihmë për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare të të rinjve, kampanja me interes nacional për vendin si dhe angazhim për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e programeve të reja e të domosdoshme për vende pune për gjeneratën e re.
Ndërsa presidenti i KREK-ut, ka Avdullah Hasani, ka falënderuar Haradinajn për vizitën dhe mbështetjen që po i jep të rinjve dhe organizatës së tyre.