Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Bekë Berishës për kryetar të Istogut. Ai ka thënë se kandidaturat e AAK-së për kryetar komunash kanë ngjallur interesim të madh tek qytetarët.
Haradinaj thotë se Besnik Tahiri do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës, Daut Haradinaj për kryetar të Prishtinës, Arbër Tolaj për kryetar të Pejës dhe Bekë Berisha për kryetar të Istogut.
“Aleanca çdo ditë po forcohet me ardhje të reja. Për të nderuar disa prej tyre, sot qëndrova në Istog, ku takova njerëz të përkushtuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësitë që vendlindjen e tyre ta bëjnë me qeverisje meritore. Programi zhvillimor dhe ekipi me intelektualë, atdhetarë, aktivistë e të rinj, të prirë nga kryetari Bekë Berisha; do t’i sjellë Istogut ndryshimin e shumëpritur”, ka shkruar Haradinaj.