Pjesëmarrja e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova në seancën e thirrur nga partitë e pozitës për krijimin e ekipit negociator për dialog me Serbinë, ka bërë që të ketë shumë reagime dhe akuza në drejtim të saj.
Megjithatë, ekzistojnë figura brenda kësaj partie që e përkrahin veprimin e Teuta Rugovës, e cila ishte deputetja e vetme nga LDK-ja e pranishme në seancë.
Astrit Haraqija, pjesë e LDK-së dhe njëri i afërt me familjen e presidentit Ibrahim Rugova, ka kritikuar ashpër shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin.
Në një deklaratë për lajmi.net, Haraqija ka pasuar akuza edhe deputetin e LDK-së, Haxhi Avdylin.
“Ne mendojmë për shtet si rugovista, e jo si do karrieristë të LDK-së që mendojnë vetëm për karrige”, ka thënë Haraqija për lajmi.net.
Kjo mesazh sipas Haraqisë i drejtohet Avdullah Hotit dhe Haxhi Avdylit.
“Ky mesazh shkon për Avdullah Hotin e Haxhi Avdylin, si dhe për disa matrapazë qq folin në emër të LDK-së”, ka thënë Haraqija.
Vazhdimi i seancës ku do të votohet ekipi negociator qeveritar është caktuar të jetë nga ora 16 e 30.