E buzëqeshur dhe me plot sharmë, Teuta Rugova duket mahnitëse në imazhin e fundit

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

E bija e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teutë Rugova, jo pak herë ka rrëmbyer vëmendjen me dukjen e saj atraktive në rrjetet sociale.

Që nga dalja e saj e parë në publik, ajo ka ndryshuar shumë, duke u bërë përherë e më tërheqëse.

Ndonëse i ka të rralla daljet në rrjetet sociale, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, së fundmi ka pozuar para aparatit të fotografit, Shenoll Zehri.

Kjo fotografi është realizuar për ditëlindjen e saj, të cilën ajo e feston në të njëjtën ditë me kushërirën e saj, Fjollën.

Pjesë e imazhit është edhe mikesha e tyre, Melita Shabani, pasi të tejsa vajzat kanë një miqësi shumë të mirë mes tyre, shkruan telegraf. E buzëqeshur dhe me plot sharmë, Teuta dukej vërtet e lezetshme në këtë fotografi.

Ajo nuk kandidoi në zgjedhjet e sivjetme për arsye të studimeve master, teksa në dy legjislaturat e kaluara të Kuvendit, Rugova ishte deputete nga radhët e LDK-së

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme