Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me tone të ashpra i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të mos të mendojë se e mashtron Kosovën, as me korrigjim të lehtë të kufijve, sepse kjo nuk do të ndodhë.
Haradinaj ka drejtuar akuza të ashpra edhe ndaj politikanëve, e veçmas ndaj ambasadores Vlora Çitaku që po i bëjnë presion atij përmes ShBA-së.
“Janë prej Kosovës që po shkojnë po thonë nëse ka thuani këta do ta hekin taksën, merreni me mend deri ku ka shkuar… Ambasadorja Vlora Çitaku nuk është e Kosovës është ambasadore e Hashim Thaçit. Janë një rrjet i pshtjellaqeve të këtij vendi që po na marrin në qafë”, deklaroi Haradinaj.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë Kuvendit të tetë zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qytetin e Deçanit.