Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, znj. MelizaHaradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Eswatinit me rastin e Ditës së Pavarësisë.
KryediplomatjaHaradinaj-Stublla, ka shprehur urimet e përzemërta për popullin e Eswatinit i cili sot shënon 52 vjetorin e pavarësisë.
Me këtë rast ministrja Haradinaj-Stublla, është shprehur se do të angazhohet për thellim të bashkëpunimit bilateral ndërmjet shteteve përkatëse.
Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Eswatini, më 12 prill të vitit 2010.