Hargreaves takohet me kryetarin e Supremes: Diskutuam për rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit

Prishtinë | 23 Kor 2025 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Britanisë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për takimin me kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi.

Ai ka thënë se kanë diskutuar për rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit.

“Sot pata një takim konstruktiv me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, ku diskutuam për rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit. Ritheksova mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndaj institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe përkshtimin tonë të përbashkët për transparencë, profesionalizëm dhe reforma që përforcojnë besimin e publikut në gjyqësor”

Të ngjashme