Në mbledhjen e sotme të mbajtur në shkollën e fshatit, banorët e fshatit Harilaç, unanimisht ishin kundër projektit të Qeverisë sa i përket “ndërtimit të objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme”.
“Ne asamblistët dhe banorët e fshatit, diskutuam rreth hapave të mëtutjeshëm për ta ndaluar ketë projekt i cili është jetik për ne. Ne do të ndjekim çdo mundësi që do të jetë e nevojshme t’a ndalojmë këtë padrejtësi që po i bëhet fshatit tonë,” është shprehur Migjen Kolshi nga ky fshat, shkruan EkonomiaOnline.
Ai ka falënderuar të gjithë banorët e fshatit që në mënyrë masive janë të gatshëm të mbajnë këtë qëndrim.