Harmonizohet qëndrimi për Komisionin Buxhet dhe Financa

Prishtine | 24 Qer 2016 | 14:50 | Nga

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga  Muhamet Mustafa, kryetar, diskutoi harmonizimin e qëndrimeve me Komisionin për Buxhet dhe Financa, lidhur me Amendamentin e Projektligjit për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës.

Mustafa theksoi, “Është e nevojshme të kemi balancë mes transparencës dhe efikasitetit, në mënyrë  që të jemi sa më legjitim në miratimin e këtij Projektligji”.

Deputeti Fatmir Rexhepi, propozoi që të ndryshohet marrja e vendimit  në Kuvend për këtë Projektligj, nga 31 të bëhet me 61 vota, sepse, në këtë formë që është, e gjymton legjitimitetin dhe e përcakton këtë Projektligj jo me interes të veçantë për vendin.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje, konfirmoi mbështetjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me amendamentin e Projektligjit për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës.

Në fund kryetari Mustafa, kërkoi nga grupi punues i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit Rrugor, që më së largu deri ne javën e ardhshme, të përfundojë raportin përfundimtar për këtë Projektligj.

Të ngjashme