Harrojeni Turqinë e ishujt grekë! “Dehuni” me plazhet e virgjëra të Shqipërisë

Prishtinë | 15 Pri 2018 | 17:51 | Nga

Jemi në startin e sezonit turistik veror. Disa ditë çlodhëse në plazh do t’ju ndihmojë që të largoheni paksa nga stresi dhe rutina e përditshme.

Shumë shqiptarë zgjedhin që të pushojnë në ishujt grekë, plazhet e Turqisë apo në Mal të Zi. E vërteta është se këto vende kanë vende të bukura për të pushuar, por edhe Shqipëria nuk ngelet pas.

Këto foto tregojnë disa vende që janë shkelur pak nga këmba e njëriut. Ju mund të kaloni disa ditë në këto pejsazhe ku natyra është treguar zemërgjërë. Pamjet janë mahnitëse.

Plazhet më të bukura janë në jug të Shqipërisë, si Gjiri i Gjipesë, Karaburun, Zvërnec etj.

Por edhe veriu nuk ngelet pas. Shikoni Kepin e Rodonit, Rama e Hedhun në Lezhë, apo derdhjen e Bunës në Shkoder.

    

Të ngjashme