Harta e re politike në test

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 10:02 | Nga

Harta e re politike e Kosovës, e prodhuar nga zgjedhjet e parakohshme nacionale, do të vihet në test pas katër muajsh.

Kur më 22 tetor kosovarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur autoritetet e pushtetit lokal, do të vendosin ta betonojnë ndryshimin që e bënë këtë muaj, apo të rirreshtohen ku më herët kanë qenë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në zgjedhjet e 11 qershorit është dhënë votë e revoltës. Janë shembur shumë bastione, u është ndërruar fuqia partive kryesore dhe janë lënë jashtë skenës politike shumë eksponentë që prej kohësh kanë pasur pushtet. Veç kësaj, revolta është demonstruar edhe me bojkot e prishje të votës.

Janë ndëshkuar veçmas dy subjektet kryesore politike që prej pasluftës kanë qeverisur vendin, Partia Demokratike (PDK) dhe Lidhja Demokratike (LDK). Ato e mbajnë edhe pushtetin lokal në 19 prej 27 komunave me shumicë shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme