Tashmë është publikuar një hartë e re me shtetet me shkallën më të lartë të rrezikut për vitin 2022. Në këtë hartë, Kosova vlerësohet si vend me rrezik të ulët, përveç qytetit të Mitrovicës, ku rreziku cilësohet në nivelin mesatar.
Sipas grupit ndërkombëtar “International SOS” shtetet që konsiderohen si të rrezikshme janë Libia, Siria dhe Afganistani, raporton Independent.
Në nivelin më të ulët të rrezikut janë listuar vendet si: SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia, Islanda, Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Zvicra, Sllovenia dhe Luksemburgu.