Hasaj: Subvencionimi i energjisë, kërkesë e mirëkuptueshme

Prishtinë | 22 Mar 2025 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, ka thënë se nuk ka zgjidhje tjetër adekuate pos që Qeveria ta subvencionojë koston shtesë që mund të krijohet nga rritja e çmimit të energjisë sivjet.

Ai ka thënë se subvencionimi do të ishte kërkesë e mirëkuptueshme për shkak të rritjes së theksuar të kostos së jetesës në vjetët e fundit.

Në një shkrim në Facebook, Hasaj ka thënë se qeveria ka motiv ta subvencionojë koston shtesë sepse edhe vetë ka gisht në mosndërtimin e kapaciteteve të mjaftueshme për gjenerim në vend si dhe nuk ka investuar në efiçiencë.Sipas tij, arsye tjetër përse mund të bëeht subvencionimi është se shtrenjtimi do të prekë të gjithë ekonominë. “E Qeverisë i duhet të ketë stabilitet si në treg, në shoqëri, etj”, ka thënë ai.

Të ngjashme