Banorët e Hasanbegut protestuan kundër siç thonë rasteve të montuara gjyqësore si në rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Harun Aliu”, “Alfa” e të tjerë.
Ata thonë se janë të indinjuar nga përmbajtja e bisedave të përgjuara, që i dëgjojnë nga funksionarët e BDI-së, “bomba” të cilat i publikon “El Cheka” në rrjetet sociale.
Dhjetëra qytetarë, të cilët në mesditë bllokuan rrugën kryesore të Hasanbegut, me parulla në duar dhe brohoritje u zotuan se nuk do të lejojnë më në vendbanimin e tyre të futen krerët e partisë shqiptare në pushtet.
Ata ndjehen të tradhtuar, duke u shprehur se gjithmonë janë viktimë të proceseve politike dhe rasteve të montuara gjyqësore.