Hasani: Albin Kurti po bëhet si Hashim Thaçi

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 16:44 | Nga

Anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasani ka thënë se Albin Kurti me veprimet e tij të fundit është duke ndjekur rrugën e Hashim Thaçit dhe se është një kopje e zbehtë e tij.

Sipas tij presidenti Thaçi, gjatë dy mandateve si Kryeministër e pastaj si vartës i Mustafës, nuk ka bërë tjetër pos fjalëve të mësuar si papagalli ngase e ka mbështetjen e Brukselit, të Washingtonit dhe Ambasadorëve të Kuintit. Hasani ka thënë se edhe Kurti po e bënë të njëjtën gjë.

“Kurti nuk paska bërë gjë tjetër vetëm e paska zbritur pazarin të ambasadorët. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një hije e zbehtë e Thaçit. Albini dhe secili duhet ta dijë se vendi nuk qeveriset për hatër të ambasadorëve, por për nevojat e qytetarëve dhe me bekimin e tyre”, ka shtuar ai.

Hasani është shprehur se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për qeveritarë që dinë e duan të qeverisin me qytetarët e për qytetarët tanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme