Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhijaj, kanë marrë pjesë në takimin e presidentëve dhe sekretarëve të Komiteteve Olimpike të Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Takimi u organizua në PyeongChang të Koresë së Jugut, ku po mbahen Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore.
Gjatë takimit u bisedua për Lojërat Olimpike Dimërore, për bashkëpunimin mes Komiteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore në të ardhmen, etj.
Kosova po merr pjesë në LOD PyeongChang 2018, për herë të parë që prej anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, më 9 dhjetor 2014.