Bëhet thirrje për luftimin e korrupsionit në sport

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 16:59 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Aleanca Globale për Integritetin Sportiv organizuan për herë të parë forumin global “SIGA Talks”, i cili u mbajt në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, e në të cilin forum u bë thirrje për ta luftuar korrupsionin në sport, raporton Ekonomia Online.

Pjesëmarrës krahas drejtuesve të lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës, sportistëve, trajnerëve dhe studentëve të Fakultetit të Edukimit Fizk dhe Sportit, ishte edhe drejtori ekzekutiv i SIGA-s, Emanuel Medeiros.

“Anti Korrupsioni” dhe “Integriteti Sportiv”, ishin temat që u diskutuan, ndërsa 9 dhjetori 2019 shënonte edhe Ditën Ndërkombëtare të Anti Korrupsionit.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, gjatë fjalës së tij theksoi se Komiteti Olimpik i Kosovës, është i përkushtuar që bashkërisht me SIGA-n ta luftojnë korrupsionin në sport.

Ai foli edhe për ditën më të veçantë të sportit të Kosovës, 9 dhjetorin 2014, datë kjo që shënoi anëtarësimin e plotë të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

“Të gjithë ju, çfarëdo që të jetë e arritura juaj në jetën tuaj, ju keni një mundësi të bëheni kampion i Sigës. I kemi bashkuar forcat së bashkuam me Sigën për të luftuar kundër korrupsionit në sport. Unë nuk e di a është koincidencë por sot 5 vite më parë Komiteti Olimpik i Kosovës anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ku iu mundësua të gjitha federatave kombëtare sportive të Kosovës të anëtarësohen në federatat e tyre ndërkombëtare dhe ajo që është më e rëndësishmja është që sportistët janë të pavarur në kampionatet evropiane, botërore dhe në Lojërat Olimpike. Ne e kemi një kampione olimpike, e cila ka qenë e para që është bërë kampione e Sigës, gjithashtu. Jemi këtu për të dërguar mesazh botës që Kosova me popullsinë më të re në Evropë është e gatshme për të bashkuar forcat dhe jo vetëm për të bashkuar forcat por për të luftuar kundër korrupsionit në sport”, u shpreh Hasani.

Ndërkaq, Drejtori ekzekutiv i SIGA-s, Emanuel Medeiros bëri thirrje po ashtu tek të pranishmit që ta ngritin zërin e tyre në luftën kundër korrupsionit në sport.

“Çfarë kënaqësie të jem këtu, në mesin e  këtyre të rinjve të cilët kanë dhënë shumë për sportin, dhe për shumë njerëz në të cilët sporti i së ardhmes së të cilit varet. Dëshiroj të ju falënderoj që na u keni bashkangjitur në këtë ngjarje të parë ndonjëherë rreth SIGA, një platformë e pavarur dhe neutrale për liderët e rijnë në integritetin e sportit ndikuesit dhe ndryshuesit e lojërave. E gjithë kjo është bërë për ju, për ata të cilët thonë mjaft është mjaft, për ata të cilët nuk duan te shohim emra pozitiv në sport, për ata të cilët dëshirojnë që reputacioni të zvarritet vazhdimisht”, u shpreh Madeiors, raporton EO.

Të pranishëm ishin edhe studentë nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit.

Ky ishte forumi i parë i këtij lloji i organizuar nga SIGA dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, pikërisht në ditën e luftës kundër korrupsionit, ku pikërisht në këtë ditë pesë vite më parë Komitetit Olimpik i Kosovës u bë anëtar me të drejta të plota i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Të ngjashme