Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ia ka sqaruar kryeministrit Ramush Haradinaj se dorëheqja e tij është e pakthyeshme, pikërisht ashtu sic e ka thënë edhe vetë “dorëheqje e parevokueshme”.
Hasani në Debat Plus në Rtv Dukagjini ka thënë se është hipokrizi me thënë se po jap dorëheqje për të mos e çuar Kosovën në Hagë, e pastaj me intepretu vetë Kushtetutën e me thënë kjo është ‘qeveri në dorëheqje’, siç bëri Haradinaj.
“Në momentin që ke dhanë dorëheqje të parevokueshme, atëherë je ish-kryeministër. Ashtu e thotë ligji. Haradinaj është vetëm ish-kryeministër, asgjë më shumë. S’mund të marr asnjë vendim më. Mund të qëndrojë në zyre, nëse ato janë të mira, me u flladit, por vendime s’mund të marrin”, ka thënë Hasani.