Hasani kërkon që banorëve të Vitisë t’u mundësohet qasja në autostradë

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 10:53 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Bajram Hasani, në mbledhjen e Qeverisë ka ndarë shqetësimin e qytetarëve të Vitisë për mosqasjen e tyre në autostradë.

Ai ka kërkuar që qytetarëve të Vitisë t’u mundësohet qasja në autostradë sepse, sipas tij, është e pajustifikueshme që i gjithë qyteti të mos ketë mundësinë të kyçet, raporton Ekonomia Online.

“Është e pajustifkueshme që autostrada  të mos ketë qasje për qytetin e Vitisë. I duhet qytetarëve në rast se  realizohet kjo e mbyllur 5 km rrugë në drejtim të Shkupit dhe 5 kthim, që do të thotë 10 km dhe është dëm i madh”.

“Ne kemi biseduar me ministrin Lekaj, ka gjetë mirëkuptim për shkak se ka qenë edhe një vendim me datën 26 maj 2017 në Komisionin Ndërministror për këtë rrugë që të ketë qasje për qytetarët e Vitisë”.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo temë duhet të ketë kujdesin e duhur, raporton EO.

“Kjo kërkesë e qytetarëve të Vitisë është në shqyrtim, sepse kemi pasë rastin me marrë më herët, megjithatë si temë i mjafton dhe duhet ta ketë kujdesin, sepse vërtet është temë serioze . Në raste të caktuara kyçja është lehtësim i jetës”.

Të ngjashme