Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar që të hetohet masakra e burgut të Dubravës.
Ai ka fajësuar institucionet vendore e ndërkombëtare se nuk kanë bërë sa duhet që të zbardhen krimet e luftës së viteve 1998-99.
Ai kërkoi që të zbardhet edhe rasti i zhdukjes së Ukshin Hotit, raporton Ekonomia Online.
“Ajo çka ndodhi në burgun e Dubravës nuk mund ta përshkruajë askush, këta kriminel na vranë pa pyetur për konventa ligje e të tjera. Dje ishte përvjetori i ukshin hotit i daljes nga burgu dhe zhdukja e yij, ishte një rast i veçantë që e njohim të gjithë, të gjithë të burgosurit e dinë se atë e morën gardianët e qitën nga burgu dhe nuk e dimë se ku e dërguan”.
“Kemi nxjerr rekomandime sa e sa herë, asnjë nga rekomandimet nuk është respektuar, në seancë të 25 qershorit 2015 janë nxjerr rekomandime, e vetmja gjë që ka ndodhur është një mundësi se MD-ja na ka ndihmuar të botojmë një libër për të ndodhurat në burgun e Dubravës”.
“Po kërkoj që ky dialogu për pajtim të pjatën ti kemi ato mundësi që a ka ndonjë mundësi të ngritën ndonjë askush për ata e kanë kryer krime. Kemi shkruar edhe Parlamentit Evropian për veprime që ka bërë Serbia në burgun e Dubravës nuk krim marrë asnjë përgjigjej, kemi shkruar edhe Këshillit të Evropës, na ka ndihmuar edhe ambasadori Greg Delaëie”.
“UNMIK nuk ja bërë asgjë, as EULEX-i, as miqtë tanë ndërkombëtarë, as MD-ja, as këshilli evropian nuk kanë marrë hapa për të parë se çka ka ndodhur. Ky Kuvend po kërkoj që ta detyrojë përsëri MD që kallëzimin penal që është bërë më 2007 të funksionalizohet dhe të ndërrmerren hapa”.