Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka nënshkruar sot në Bruksel marrëveshjen për qastje të Kosovës në programet financiare të BE-së. Hasani ka sqaruar në Facebook dobitë që kjo marrëveshje do t’i sjellë Kosovës.
“Sot në Bruksel pata kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen e parë për qasje të Kosovës në programe financiare të BE-së. Me znj. Loëri Evans, Drejtoreshën e Përgjthshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe NVM-të nënshkruam marrëveshjen për qasje të Kosovës në programin “Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme – COSME” përmes të cilës hapen mundësi të shumta përfitimi për bisneset Kosovare.
Përveç përfitimeve konkrete, kjo marrëveshje ka edhe rëndësi të veçantë si edhe një marrëveshje shtesë mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” shkruan ministri në Facebook.