Kualiteti i dyshimtë i mishit të firmës VEVIBA nga Belgjika, ka nxitur reagime të shumta edhe në Kosovë, pasi që dyshohet se ky mish mund të ketë depërtuar edhe në tregun e Kosovës.
Lidhur me këtë rast, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se kanë krijuar një komisioni i cili po merret me ndodhitë, raporton Ekonomia Online.
“Kemi disa informacione, jemi duke vendosur njerëzit në kontakt që të shohin se çka është çështja. Sa i përket cilësisë thamë që është kompetencë e AVUK-ut, por gjërat tjera ne do t’i adresojmë me kohë. Kemi formuar një grup që ta sheh se çka ka ndodhur me të vërtetë me atë kompani”.