Në konferencën “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani foli për mundësitë që u ofrohen investitorëve për investime në zonat me Interes të Veçantë të shpallura nga Qeveria.
“Besoj në takimin e fundit që kemi pasë të komisionit ndërministror kemi rënë dakord të bëjmë lehtësime apo përjashtime që investitorët që mund të investojnë në këto zona t’i mundësohet që në rast se nuk ka minerare për ata që hyjnë, investitorët të mund të tërhjeken pa penallti”.
Sipas Hasanit, sa i përket infrastrukturës, Kosova është në gjendje të mirë, raporton Ekonomia Online.
“Autostrada është ndërtu, deri më tani që do të ndërtohen, krejt këto janë parakushte që investitorët të vijnë të investojnë”.
“Ne si MTI u kemi dhënë shumë rëndësi prodhimit, kemi bërë shumë heqje të akcizës të prodhimit. Kjo bën që edhe prodhuesit që vijnë nga jashtë, edhe prodhuesit tanë i bën konkurrentë”.
Ministri Bajram Hasani shpreson që ky vit për Kosovën të jetë vit i investimeve, raporton EO.
“Presim që ky vit të jetë vit i shpresës, vit i investimeve. Jemi duke bërë projekte, kemi aplikues dhe po presim që këto projekte sa më shpejt të fillojnë”, shtoi Hasani.