Mbrëmë pas mesnate janë konfirmuar dy raste të infektuar me koronavirus.
“Lidhur me këtë rast qeveria ka zhvilluar një mbledhje të jazhtëzakonshme, ku kryeministri Edi Rama tha se u vendos që shkollat të mbyllen për dy javë”.
Këtë e ka thënë ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, në Info Magazine në Klan Kosova ku ka theksuar se qytetarët duhet të kenë kujdes që të mos bëjnë udhëtime jashtë vendit, sidomos në Itali.
“Në Shqipëri kemi rreth 400 biznese kosovare që operojnë këtu, kemi studentë për të cilët nuk dihet se a mund të ketë gjasë që të mund të infektohen”.
“Kërkesa jonë dhe e të gjitha institucioneve shëndetësore është që qytetarët të mos dalin në vende publike që të bartin atë virus. Kërkohet që t’i përgjigjen thirrjes së institucioneve shëndetësore. T’i përmbahemi kësaj gjendje dhe të kenë kujdes me higjienën personale”.
“Kemi marrë udhëzimet e ministrive shqiptare dhe në bazë të tyre kemi formuar ekipën tonë, që t’i kemi në kujdes qytetarët që të paktën t’u dalim në ndihmë. Kemi vendimin edhe të ministres, Besa Shahinit që kërkon ndaljen e aktiviteteve në shkolla publike dhe jopublike”.