Hashani për subvencionet: Është keqmenaxhim i parasë së taksapaguesve, tepricat janë paaftësi e Qeverisë

Prishtinë | 10 Jan 2024 | 15:05 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori i ekonomisë, Medain Hashani ka kundërshtuar Qeverinë për ndarjen e 11 milionë euro lidhur me krizën energjetike, gjegjësisht mbulimin e pagesës për familjet e cenueshme. Këtë, Hashani e quan “dembellëk” në sferën e punësimit dhe keqmenaxhim të parasë së taksapaguesve, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa tepricat buxhetore, ai i quan paaftësi të Qeverisë për t’i shpenzuar ato në investime kapitale.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Hashani ka thënë se këto mjete do të ishte më mirë sikurse të investoheshin diku tjetër.

Sipas Hashanit, ndarja e buxhetit për subvencione të tilla shkaktojnë “dembellëk” në sferën  e punësimit, teksa i quan edhe keqmenaxhim i parave të taksapaguesve të Kosovës.

“Nuk duhet të mendojmë se kjo Qeveri të ketë një buxhet të masave sociale siç është duke i ndërmarr, ku buxheti i vitit 2024 është thuajse 1/3 është e ndarë për subvencione sociale që në një mënyrë ka kryer një lloj ‘dembellëku’ në aspektin e punësimit”, ka thënë Hashani. “Unë jam kundër ndarjes së subvencioneve për arsye se njëfarë mënyre është edhe një keqmenaxhim i parave të taksapaguesve të Kosovës, andaj tepricat të cilat janë krijuar nga kjo qeveri mund të quhen para te keqmenaxhuara”.

E tepricat buxhetore, Hashani i quan edhe paaftësi të Qeverisë për t’i shpenzuar.

“Nëse një qeverie i teprojnë miliona euro në buxhet ato milionë e i shpërndan si subvencione kjo tregon paaftësinë e asaj qeverie në menaxhimin e investimeve kapitale të cilat multiplikohen në aspektin ekonomik, dhe krijojnë vende të reja pune, pagesa shtesë të tatimit të pagës, prandaj këto mjete mendoj se duhet të menaxhohen dhe implikohen duke i orientuar në investime kapitale në subvencione për ndërmarrje private të cilat krijojnë vende të reja pune e jo të jepen si skema sociale”, u shpreh ai.

Të ngjashme