Ekonomia Online
FUNDIT

Hashim Thaçi kujton dëshmorët Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Hashim Thaçi kujton dëshmorët Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Sot janë bërë 36 vjet që kur Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar dëshmorët. Thaçi ka shkruar se Rexhepi dhe Nuhiu ishin shembull i unitetit të qëllimit të gjeneratave të […]

Sot janë bërë 36 vjet që kur Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar dëshmorët.

Thaçi ka shkruar se Rexhepi dhe Nuhiu ishin shembull i unitetit të qëllimit të gjeneratave të ndryshme në moshë, por që gjithçka vunë në shërbim të atdheut.

Ky është postimi i plotë i Presidentit:

Para 36 viteve, dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ranë heroikisht në përballje me forcat policore jugosllave, duke dëshmuar vendosmërinë supreme për arritjen e idealit të tyre jetësor, çlirimin e Kosovës. Rexhepi dhe Nuhiu ishin shembull i unitetit të qëllimit të gjeneratave të ndryshme në moshë, por që gjithçka vunë në shërbim të atdheut.

Të ngjashme