Hashim Thaçi përkujton Ukshin Hotin: Shteti serb duhet të japë përgjegjësi për të pagjeturit

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se personaliteti i Ukshin Hotit është monument madhështor i ndërtuar nga filozofia politike dhe fuqia e fjalëve të tij.

Sipas Thaçit, Hoti mbeti deri në fund veprimtar i palëkundur i lëvizjes sonë kombëtare për liri e pavarësi, njofton Klan Kosova.

“Me tërë qenien e tij ishte në shërbim të lirisë dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar. Kosova ka mijëra qytetarë të pagjetur dhe shteti serb duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për fatin e tyre. Duhet të japë përgjigje e përgjegjësi edhe për Ukshin Hotin”.

Të ngjashme