Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takojë sonte presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Takimi do të ndodhë në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që po mbahet në New York. Takimi është planifikuar të ndodhë rreth orës 20:00 (2:00 sipas kohës së Kosovës), kanë bërë të ditur për EO burime nga ekipi i Thaçit në New York.
Takimi natyrisht do të jetë i shkuetër. “Presidentët Thaçi dhe Trump ta do të diskutojnë për çështjet aktuale në vend dhe raportet mes të dyja vendeve”, tha burimi.
Në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së, Thaçi do të takojë edhe presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq, si dhe dy homologë tjerë, presidentët e Jemenit dhe Kiribatit.