Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë ditës së djeshme është takuar me ish-kryetarin e Sarajevës dhe presidentin e fondacionit “Sarajevo Heritage”, Abdulah Skaka, së bashku me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagir Sakar dhe konsullin e nderit të Bosnjë dhe Hercegovinës në Shqipëri, Fiqiri Kllari.
Gjatë takimi, Haskuka thotë se është diskutuar për vlerat e përbëshakëta të Prizrenit dhe Sarajevës, si dhe për sfidat në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në të dy qytetet.
Tutje, a thotë se së bashku me Skaka janë pajtuar që Prizreni dhe Sarajeva të intensifikojnë komunikimin në fusha të ndryshme, sidomos në ekonomi dhe kulturë.
“Skaka më njoftoi që përkundër pengesave që paraqesin përfaqësuesit e Republika Srpska, populli boshnjak është për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Haksuka në Facebook.