Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi në një postim të tij në “Facebook”, ka folur për bashkimin kombëtar.
Bashkimi Kombëtarë, ka sjell shumë debate të ashpra këto ditë. Krejt kjo erdhi nga pjesëmarrja e Përfaqësueses së Kosovës në eliminatorët e kampionatit botëror “Rusia 2018” në futboll.
Dikush e përkrah Shqipërinë dhe flamurin kuqezi, e dikush Kosovën, por kjo temë ka nisë edhe t’i përçaj popullin shqiptar.
Kjo temë aktuale, e ka prekur edhe boksierin, Haxhi Krasniqi i cili lufton dhe vepron me flamurin kuqezi.
Ai në një shkrim, merr shembull nënën dhe fëmijët, të cilët nëse ndahen me dhunë, duhet bërë një dekadë për tu bashkuar.
“Kur Fëmiu ndahet nga Nëna (e sidomos kur ndahet me dhunë) e kalojnë dekada te tëra pa u bashkuar, atëherë, nga zemërimi i madh mund të bëjnë gabime të dyja anët, ndonjëherë me veprime të tyre e ndonjëherë me shprehje të tyre, por ama një gjë është e sigurt!
Në momentin kur Nëna edhe Fëmijët fillojnë të mendojnë qartë dhe t´i ndegjojnë zemrat e tyre, ata do të bashkohen vetvetiu dhe s´do ketë më kush t´i ndaj kurrë e përjetë!”, ka shkruar Krasniqi.