Haxhi Krasniqi sonte i është kthyer skenës së madhe të boksit, me një ndeshje shumë të rëndësishme të zhvilluar në Gjermani.
Robin Krasniqi, sikur njihet ndryshe, sot është shpallur kampion i Evropës në kategorinë super të mesme, duke e mposhtur me pikë boksierin rus, Stanislav Kashtanov, transmeton Koha.net.
Titulli i Unionit Evropian të Boksit (EBU) ishte vakant, dhe tani është në duart e boksierit nga Juniku.
Kjo ishte fitorja e tij e 48-të, përderisa ka pesë humbje në karrierë. Me këtë meç të fituar shpreson që të arrijë që të luftojë për titull të botës, një mundësi që e ka pasur edhe më parë por pa sukses.