Haxhi Robin Krasniqi: Pas 15 vitesh punë të mundimshme u realizua ëndrra e fëmijërisë

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Haxhi Robin Krasniqi ka reaguar pas shpalljes kampion bote në kategoritë IBO dhe WBA.

Krasniqi i cili është shqiptari i parë që ka arritur të fitojë dy titujt e mëdhenj, për t’u shpallur kështu kampion bote në peshat gjysmë të rënda, ka thënë se ndihet krenar për këtë titull, derisa ka thënë se pas 15 vitesh pune të mundimshme iu realizua ëndrra e fëmijërisë, për t’u bëra Kampion Bote në Boksin Profesionist.

Postimi i plotë i tij:

Pas 15 vitesh pune të mundimshme u realizua ëndrra ime e fëmijërisë, u bëra Kampion Bote në Boksin Profesionist dhe për këtë jamë jashtzakonisht krenar!I vetëm kurrë nuk do gjindesha këtu ku jamë, për ata dua t‘iu falendërohem të gjithë atyre që e kaluan këtë rrugë me mua, e posaqërisht familjes time, ekipit të trajnerëve të mi (Magomed Schaburow, Sepp Maurer dhe Mirdi Limani) si dhe Menaxherit tim Luan Dreshaj, i cili tani e 15 vite është krahas meje dhe nuk u ndal kurrë së besuari në mua. Gjithashtu e falendëroj Promotorin tim Ulf Steinforth, i cili ka plot 10 vite që më mundson duele fantastike si dhe kanalet televizive të cilat më mundësuan gjithnjë platforma madhështore. Falemdërim i veçantë iu takon edhe të gjithë sponsorëve të mi ndër vite. I falendëroj të gjithë miqt e mi, që udhëtojnë nga e mbarë bota për duelet e mija dhe përzemërsisht FALEMINDERIT iu thëm tifozëve të mi

Shansin për të luftuar për titullin botëror ma japi kampioni Dominic Bösel dhe për këtë i jamë shumë falendërues. Menjëherë pas meçit jam informuar për gjendjën e Dominic-ut dhe i gëzohëm shumë faktit që ai është shëndosh e mirë. Shëndeti është kryesorja!Dominic-u do të rikthehet sërish, për këtë jamë i bindur dhe i uroj sinçerisht çdo të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme