Ekonomia Online
FUNDIT

Haxhi Shala “gjueton” edhe në Lipjan, aderime të reja në AAK

Haxhi Shala “gjueton” edhe në Lipjan, aderime të reja në AAK

Edhe dy largime janë konfirmuar nga partia e Nismës Socialdemokrate. Burim Shamolli, i cili kishte postin e drejtuesit të nëndegës së Nismës në Shalë dhe anëtarë i kryesisë së degës në Lipjan gjithashtu dhe Shqiprim Shamolli, sekretar i rinisë së nëndegës së Shalës kanë konfirmuar largimin e tyre nga kjo parti. Gjithashtu që të dy […]

Edhe dy largime janë konfirmuar nga partia e Nismës Socialdemokrate.

Burim Shamolli, i cili kishte postin e drejtuesit të nëndegës së Nismës në Shalë dhe anëtarë i kryesisë së degës në Lipjan gjithashtu dhe Shqiprim Shamolli, sekretar i rinisë së nëndegës së Shalës kanë konfirmuar largimin e tyre nga kjo parti.

Gjithashtu që të dy kanë bërë të ditur se tani e tutje do t’i bashkohen rrugëtimit të deputetit Haxhi Shala, i cili para pak ditësh konfirmoi kalimin e tij në AAK, partinë e Ramush Haradinajt.

 

Postimi i plotë:

Unë Burim Shamolli kryetar i Nismēs Socialdemokrate nëndega Shalë dhe si Antarë i kryesisë së degēs në Lipjan dhe Shqiprim Shamolli Sekretar i rinisë së nëndegēs në Shalë nga sot mē nuk do jemi pjesē e Nismes Socialdemokrate. Me vullnet të njejtë por me mbështetje edhe më të fuqishme i bashkohemi rrugëtimit të Haxhi Shalës.

Të ngjashme