Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, thotë se rreth 2 mijë punëtorë të gjykatave dhe prokurorive janë futur në grevë, që për shkak ka rrogat e vogla.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se është e papranueshme paga që marrin shërbyesit civilë në sistemin e drejtësisë.
Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:
Rreth 2 mijë punëtorë (shërbyes civil) që punojnë në sistemin e drejtësisë janë në grevë për shkak të pagave të vogla”.
Kërkesa e tyre është ngritja e pagave dhe rregullimi i statusit të tyre. Vendimet e paligjshme të Qeverisë Haradinaj për ngritjen e pagave për vete në 100%, kanë ngjallur shumë reagime dhe pakënaqësi tek punëtorët dhe jo vetëm tek administrata gjyqësore”.
Kjo kërkesë e punëtorëve është e drejtë dhe shumë legjitime. Është e papranueshme që shërbyesit civil në sistemin e drejtësisë (të cilat janë të mbingarkuar me punë) të marrin 300 deri në 350 pagë, ashtu siç është e papranueshme që kirurgu të paguhet vetëm 600 euro, infermieri vetëm 340, mësuesi vetëm 450 euro, apo zjarrfikësi 350 euro, ashtu siç është e papranueshme që shteti të mos ofrojë mirëqenie për kategoritë sociale.