Albulena Haxhiu as në votimin e dytë nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit. 57 vota ishin për, 19 kundër dhe 3 abstenime, raporton Ekonomia Online. Haxhiut që u propozua për këtë post nga Lëvizja Vetëvendosje i nevojiteshin së paku 61 vota. Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndërpreu seancën dhe e caktoi seancën e re […]
Haxhiu as në votimin e dytë nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit, seanca e re pasnesër

Albulena Haxhiu as në votimin e dytë nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit. 57 vota ishin për, 19 kundër dhe 3 abstenime, raporton Ekonomia Online.
Haxhiut që u propozua për këtë post nga Lëvizja Vetëvendosje i nevojiteshin së paku 61 vota.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndërpreu seancën dhe e caktoi seancën e re për të hënën në orën 15.00.














