Haxhiu: Çdo votë është zëri i qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka reaguar, pas mbylljes së qendrave të vendvotimit.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se çdo votë është zëri i qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.

Postimi i saj i plotë:

Pas mbylljes së qendrave të votimit, fillon faza vendimtare e procesit zgjedhor, numërimi. Çdo votë është zëri i qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.

Ftoj të gjithë personat përgjegjës që me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm të angazhohen maksimalisht në mbrojtjen e vullnetit të popullit dhe integritetit të procesit.

Ju uroj shumë suksese, punë të mbarë dhe që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve.

Të ngjashme