Haxhiu e Ahmeti kërkojnë drejtësi për vrasjen e Hamide Magashit

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 14:00 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e Hamide Magashit, cila u vra një ditë para se ta sillte në jetë foshnjën e saj, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka thënë se çdo përgjegjës i rastit do të vihet para drejtësisë.

“Nuk është momenti që të flasim për këtë, është moment i vështirë. Si ministre e Drejtësisë, nuk do të ndalem derisa drejtësia për të ndjerën dhe foshnjën që e priste ta sjelltë në jetë, të shkojë në vend”, tha Haxhiu.

Ndërsa i pari i Lipjanit, tha se dorasi deri më tani është dashur të arrestohej, raporton EO.

“Është dashur që krimineli të vihet në pranga, s’kemi çka flasim më për këtë temë”, tha Imri Ahmeti.

Këto komente ata i bënë pas varrimit të 35 vjeçares.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme