Vizitën e parë si ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po planifikon që ta realizojë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Aty ku në nëntorin e vitit 2016 ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta ish-aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari.
Lajmi se Haxhiu do të shkojë nesër Prizren është konfirmuar nga vet kabineti i saj.
“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër (e enjte) më datë 6 shkurt 2020, do të vizitojë Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Vizita e ministres Haxhiu do të bëhet në ora 10:00”, thuhet në njoftimin zyrtarë të ministrisë, përcjell gazetaexpress.
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur dje ministre e Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga Albin Kurti.