Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka thënë se kreu i Kuvendit i takon partisë fituese, raporton Ekonomia Online.
Duke folur për ngecjet për arritjen e koalicionit për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, ajo ka shtuar se përveç kryeministrit atyre u takon edhe udhëheqja e legjislativit.
Megjithatë shton se janë të hapur të diskutojnë me LDK-në, por jo për t’iu japë diçka qe nuk u takon.
“Pas harmonizimit të programit kemi pasur dy takime me kryetarin e LDK-së dhe kryetari i VV-së është takuar dy herë, ku në ato takime kanë fol për ndarjen e përgjegjësive ku jemi pajtuar edhe për ndarjen e ministrive 5 VV dhe 5 LDK. Sa i përket qeverisë ne i kemi ndarë pozicionet 5-5 sa i përket kryetarit të Kuvendit kjo i përket grupit më të madh parlamentar në këtë rast LVV-së por megjithatë ne kemi qenë të hapur ta diskutojmë dhe kemi lëshuar por ne ende jemi të hapur që ta diskutojmë por jo në atë kuptim që t’i japim LDK-së atë që na takon neve”, tha ajo.
Haxhiu ka sqaruar se me LDK-në nuk janë pajtuar që në marrëveshje të futet edhe posti i Presidentit.
“Nuk kemi pasur pajtime për pozicionin e Presidentit. Në qoftë se arrihet marrëveshje se kush do të jetë presidenti në vitin 2021 nuk është në përputhje me kushtetutën republikës së Kosovës. Presidenti aktual njërën këmbë e ka në PDK dhe njërën në Presidencë por po flasim për një president të ardhshëm që do të ishte konsensual dhe nuk do të duhej të ishte partiak pra as VV as LDK sepse ka shumë figura që mund ta kryejnë këtë pozicion dhe prandaj duke pas këto rezerva ne i kemi ndërpre takimet. Ato janë spekulime të cilat kanë dal për kryeprokurorin e shtetit për të cilat ne nuk kemi mandat ti diskutojmë sepse ajo është pozicion i pavarur prej qeverisë. Jam optimistë që takime do të ketë dhe të dalim nga kjo krizë”, tha ajo.
Pavarësisht këtyre ngecjeve ajo tha se shumë shpejt do të ketë edhe një takim ndërmjet dy liderëve për të provuar daljen nga ky ngërç.
“Ne në vazhdimësi kemi thënë që do të flasim për hapësirat që janë të zbrazëta në këtë kuptim për qeverinë në këtë rast për kryetarin e kuvendit të Kosovës dhe që këto diskutime mos të lëshohen në pozicione të tjera të cilat nuk janë të zbrazëta në theks të veçantë postit të Presidentit. Kjo është dallimi që kemi me LDK-në por megjithatë negociatat nuk kanë përfunduar dhe shumë shpejt do të ketë një takim të radhës por përpjekja jonë si VV do të vazhdojë dhe unë besoj që as LDK nuk do të ketë barrikadime të tilla dhe deri tani kemi parë një vullnet dhe shpresojmë ti tejkalojmë disa kushtëzime të cilat për ne si VV janë të papranueshme””, tha ajo.
Sa i përket postit të kryeministrit, ajo tha se kjo punë është kryer, duke aluduar në Alibn Kurtin.
“Sa i përket kandidatit tonë për kryeministër kanë vendosur se kush do të jetë kryeministër dhe padyshim që kjo votohet edhe në kuvendin e Kosovës pra edhe për kundër disa ofertave dhe kërkesave sa i përket kandidati për kryeministër kjo është ë padiskutueshme”, tha ajo.