Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ofrimi i garancisë nga shteti për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte, nuk është çështje e rregulluar juridikisht, raporton Ekonomia Online.
Por se a do të ofrojë garanci Qeveria për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët, Haxhiu tha se ende nuk e kanë diskutuara dhe ende nuk kanë marr ndonjë propozim nga mbrojtja e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.
Këto komente ajo i bëri në debatin e organizuar nga Lëvizja Fol “Fol Hapur”.
“Tash unë kam parë debatin që është zhvilluar dhe padyshim që ne si qeveri e Kosovës do ta diskutojmë me kryeministrin apo të therët dhe defi tani nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga mbrojtja e personave që akuzohen dhe po ashtu e dini qëndrimin që kemi pasur ne si opozitë në raport me Gjykatën Speciale kundrejt një padrejtësi të madhe që iu është bërë Kosovës. Nuk është çështje juridike dhe nuk është juridikisht e rregulluar”.
Haxhiu tha se nuk kanë qenë të ligjshme ndarjet e parave nga Qeveria Haradinaj për ftuarit si të dyshuar nga Gjykata Speciale.
“Ne nuk kemi bërë publikimin e mëparshme sepse ato nuk janë ndarë nga MD-ja dhe janë bërë në atë kohë nga Ramush Haradinaj dhe ato nuk kanë qenë të ligjshme”.
Haxhiu, ka konfirmuar se të premten do të votohet programi i Qeverisë Kurti.
Haxhiu tha se pas miratimit të programit në qeveri i njëjti do të diskutohet edhe në Kuvend.
“Të premten pritet të votohet programi dhe më pas për diskutim në Kuvend”.
Haxhiu tha se procesi i vettingut do të jetë mjaft sfidues, derisa ka shtuar se ky proces është çelësi i Qeverisë Kurti.
“Programi qeverisës pritet të aprovohet të premten në mbledhjen dhe pastaj të shkojë edhe në kuvend për diskutim. Siç jeni në dijeni ne i kemi prioritetizuar disa çështje por e kemi vendosur përfundimin e rishikimit funksional sfida kryesore do të jetë te implementimi prandaj unë duke pasur parasysh rëndësinë që ka pasur ky proces kam konsideruar që pavarësisht koha kur ka nisur duhet ta shtymë përpara”.
“E dyta që është prioritet është vettingu në sistemin e drejtësisë dhe i vetmi çelës që qeveria Kurti ka në duar është procesi vettingut dhe di të jetë sfidues sepse është kërkesë shoqërore dhe unë kam nënshkruar grupin punues për procesin e vettingut”.
Haxhiu tutje tha se do të krijohet edhe grupi punues për Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, raporton EO.
“Kosova rangohet ndër vendet me të korruptuara dhe kemi mungesë dhe të zhvillimit ekonomik dhe është e rëndësishme shikimi bazë i dokumentit, sot do ta hartojmë edhe grupin punues për Projektligjin për konfiskimin e pasurisë”.
“Do të punojmë në themelimin e grupit punues për themelimin e institutit për krimet e luftës në Kosovë dhe ideja është që ta kemi me ligj të veçantë institutin”, tha Haxhiu.