Haxhiu: Haradinaj do të lirohet më 27 prill

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 16:21 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj është ndaluar padrejtësisht dhe po mbahet padrejtësisht. Andaj, lirimi i tij do të ndodhë më 27 prill.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, e cila ka shprehur bindjen se ish-kryeministri Haradinaj përfundimisht do të lirohet të enjten dhe do të kthehet në Kosovë.

“Ne presim që më 27 të këtij muaji lirimin e plotë të zotit Haradinaj. Edhe pse kanë kaluar gati katër muaj prej ku ai mbahet atje padrejtësishtë. Vendimi do të jetë në anën e zotit Haradinaj, në anën e qytetarëve”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se pafajësia e liderit të AAK-së është dëshmuar dy herë edhe në Gjykatën e Hagës.

Andaj, vlerëson së është momenti i fundit që të triumfojë e vërteta dhe drejtësia.

“Kjo është dëshmuar dy herë në Gjykatën e Hagës që ai është i pafajshëm dhe ne do të presim ardhjen e tij. Pra është vendimi i fundit dhe ne jemi të bindur që do të ndodh një gjë e tillë, sepse të gjitha faktet janë në anën e zotrit Haradinaj”, ka thënë ajo.

Deputetja Haxhiu ka thënë se ndalimi i Haradinajt në Colmar të Francës është krejtësisht politik dhe se nuk ka të bëjë asgjë me atë çfarë akuzohet.

Seanca e radhës ndaj Ramush Haradinajt do të mbahet të enjten më 27 prill.

Autoritetet në Serbi vazhdimisht kanë kërkuar ekstradimin e tij në këtë shtet, gjë e cila po kundërshtohet ashpër nga institucionet kosovare.

Të ngjashme