Haxhiu: Hoti u dorëzua si Kurti, Serbia duke vaksinuar Veriun po cenon sovranitetin e Kosovës

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ashpër lidhur me vaksinimin e banorëve serbë në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook ai ka akuzuar qeverinë Hoti se po e cenon sovranitetin e Kosovës duke u dorëzuar si qeveria Kurti, e cila pranoi 1000 teste nga Serbia.

“Vaksinimi në veri dhe pranimi i 1000 testeve donacion nga Serbia janë argumente të dështimit të Hotit e Kurtit në veri.”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i tij i plotë:

Serbia me vaksinimin në Veri të Kosovës po cënon sovranitetin e Kosovës, Hoti u dorëzua si Kurti me 1000 testet nga Serbia

Vaksinimi në veri dhe pranimi i 1000 testeve donacion nga Serbia janë argumente të dështimit të Hotit e Kurtit në veri.

Dështimet e qeverive Hoti e Kurti në Veri të vendit gjatë pandemisë:

Albin Kurti pranoj 1000 teste donacion nga Serbia.I lejoi mjekët nga Serbia të punojnë në Kosovë gjatë pandemisë dhe respektoi orën policore te Vuçiqit ne Veri.

Avdullah Hoti lejoi vaksinimin në veri të organizuar nga Serbia, iu nenshtrua ores policore te Serbisë ne veri.

Për ma pak se një vit Qeveritë Hoti e Kurti i’u nënshtruan Serbisë se Vuçiqit ne Veri.

Dua të ua rikujtoj këtyre mashtruesve disa nga veprimet që PDK për 7 vite në Qeveri i bëri në veri.

– ndaloi trenin e nisur ne Serbi

– Rrëzoivmurin

– Arrestoi Gjuriqi ne veri

– Shtriu autoritetn e shteti në veri deri ne pika 1 dhe 31

– Organizoi 5 palë zgjedhje me ligjet dhe Kushtetuten e Kosovës

– Ndertoi mbi 220 shtēpi tē shqipëtarve ne veri

– Investoi ne infrastruktur dhe rikthim te banorëve shqiptar në veri.

PDK është e vetmja parti që ka shtrirë sovranitetin e shtetit të Kosovës në veri dhe ka investuar në veri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme