Deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur në seancën e Kuvendit, e ka quajtur Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të VV-së bashkëpunëtore në krim të Milan Radoiçiqit, raporton Ekonomia Online.
Në fjalën e tij, Haxhiu e theksoi sulmin ndaj një kompanie kosovare në Urën e Ibrit.
“Si është sulmuar Lirigzoni kompani në pjesën veriore nga bandat e Radoiçiqit, dhe ju i duartrokitni kësja pafytyrësie. Ju e doni me bo bashkë luftëtarin me bashkëpunëtorin. Jo, zonjë, jeni bashkëpunëtore e krimit me Milan Radoiçiqin” .