Haxhiu: Ka përfunduar drafti i parë i dokumentit për vettingun, mbi 183 mijë lëndë të pazgjidhura

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 13:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Integrime Evropiane ka raportuar Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu gjatë raportimit në Komision tha se tashmë nuk ka asnjë dilemë se a ka nevojë Kosova për vetting në sistemin e drejtësisë.

Ajo potencoi se është mbyllur drafti i parë i koncept-dokumentit, e që thotë se miratimi i tij mund të bëhet në gusht.

“Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që i kemi para vetes në sundimin e ligjit dhe një ndër problemet më të mëdha është mungesa e sundimit të ligjit dhe kjo evidentohet edhe në raportin për vendin. Një nga prioritetet është rishikimi funksional, dhe përmes këtij procesi janë evidentuar shumë probleme”.

“Jemi të përkushtuar qe Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe kemi obligim që ta kthejmë besimin e qytetarëve te institucionet e drejtësisë. Do të veçoja vettingun në sistemin e drejtësisë dhe nuk ka asnjë dilemë nëse në Kosova ka nevojë për vetting dhe është kërkesë shoqërore dhe duhet të shoqërohet, dje kemi përmbyllur draftin e parë të koncept dokumentin. Planifikojmë që miratimi i koncept dokumentit të vettingut të bëhet në muajin gusht dhe do të fokusohemi në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Haxhiu potencoi se është koha e fundit që të dëshmohet se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është marr seriozisht.

Ajo tha se në shtator të këtij viti do të procedohet për votim në kuvend edhe Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Kosova ende renditet ndër vendet më të korruptuara, është koha e fundit që ne të dëshmojmë që luftën ndaj krimit ta kemi seriozisht. Ne jemi duke punuar në hartimin e Projektligjit për pasurinë e pa justifikueshme dhe deri në shtator të procedohet në Kuvend për votim”.

Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave Haxhiu thotë se në takime më ndërkombëtarët gjithmonë iu është shprehur lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Çështja e liberalizimit të vizave është e rëndësishme dhe ajo se çfarë më shprehet në takime ndërkombëtare  ka të bëjë me luftimin e krimit dhe korrupsionit”.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra pyeti Haxhiun për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit pasi që iu drejtuar duke i thënë se sa ishte në opozitë e ka kundërshtuar.

“Tash e kemi dëgjuar që përmbushja e kritereve të vizave është e konfirmuar. E përmendet që wshtw bërë mjaftueshëm në luftimin e krimit dhe korrupsionit, por bazuar në raportin e vendit ka pasur progres, kërkoj nga ju t’i adresoni këto gjetje dhe çfarë do të bëni në këtë drejtim. Ju sa keni qenë në opozitë keni qen kundër marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe në plan program e keni që do ta zbatoni”.

Ministrja Haxhiu tha se pranë gjykatave janë 183 mijë e 215 lëndë të pazgjidhura, raporton EO

“Prej gjitha kërkesave që i marrim nga qytetarët 90% e tyre kanë të bëjnë me vonesat e lëndëve pran gjykatave dhe në këtë drejtim sipas shkallëve 183 mijë e 215 lëndë që janë ende të pazgjidhura”.

Në përgjigje ndaj deputetes Deliu-Kodra, Haxhiu tha se dhe është parë një qasje krejtësisht e re e dialogut nga kryeministri Kurti dhe zëvendësi i tij Bislimi.

Ndërsa për fusnotën ajo tha se e kanë gjetur, derisa shtoi se nuk mund t’i përmirësojnë gabimet e ish-qeverive vetëm për 3 muaj.

“Ju dje  parë një qasje të re në dialog nga kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, dhe ju jeni të obliguar që thërrisni qeverinë në interpelancë për të gjitha çështjet që dalin nga dialogu”.

“Fusnotën nuk e kemi vendosur ne dhe është fatkeqësi, dhe çështjet qe i kemi gjetur dhe janë të dëmshme nuk mund ti heqim për 3 muaj”.

Haxhiu tha se po i marrin përsipër përgjegjësitë e atyre që janë thirrur vazhdimisht në krah të luftës, raporton EO.

“Ajo që s’është bërë që 21 vite ata që kanë qenë në barrë të luftës, ne po duhet mi marr përgjegjësitë prandaj nuk do të kursehemi për krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë”, tha Haxhiu.

Të ngjashme