Përderisa vazhdojnë deklaratat kontradiktore nga të dyja anët, si nga PAN, ashtu edhe nga LAA e VV lidhur me numrat për formimin e qeverisë, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka theksuar se koalicioni PAN, pjesë e të cilës është edhe partia e tij, i ka numrat për formimin e institucioneve të reja.
“Numrat për formimin e Qeverisë i kemi”, ka deklaruar shkurt Haxhiu.
Ndërsa, lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ai tha se ajo do të thirret gjatë javës së ardhshme.
“Javën e ardhshme, po besoj se do të thirret seanca”, deklaroi ai.
Haxhiu i ka quajtur “intriga” raportimet e bëra në disa medie rreth mosdakordimit të tre deputetëve brenda PDK-së, për të votuar Ramush Haradinajn kryeministër.