Haxhiu: Kërkesat e protestuesve në Shqipëri të dëgjohen nga institucionet

Prishtinë | 19 Tet 2026 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se kërkesat e protestuesve në Shqipëri duhet të dëgjohen nga institucionet atje, raporton Ekonomia Online.

“Unë besoj që secili në Kosovë i ka përcjellë zhvillimet në Shqipëri. Ajo që po ndodh atje na shqetëson të gjithëve. Shqipëria për ne është shtëpi. Kërkesat e protestuesve duhet të dëgjohen nga institucionet”, tha Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e kanë për obligim t’i trajtojnë kërkesat e studentëve. Ne nuk e mbështesim dhunën, ajo duhet të ndalohet nga të dyja palët. Arroganca nxit protestat|. Asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga VV-ja që të mbështeten protestat”.

Të ngjashme