Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e Dardan Molliqajt nga posti i deputetit, pasi që Fadil Lepaja, ka mohuar deklarimet e deputetit të PSD-së të bëra në Kuvend, kinse ai e kishte rekrutuar Galuk Konjufcën në SHIK.
Pas deklaratës së Fadil Lepajës, i kërkoj publikisht Dardan Molliqajt të jep dorëheqje nga posti i deputetit! “, ka shkruar Haxhiu.
Dardan Molliqaj kishte paralajmëruar se në seancën e sotme të Kuvendi të Kosovës, do të tregonte saktësisht se çfarë kishte punuar në SHIK, Glauk Konjufca.
Ndërkohë në seancën e sotme, ai ka thënë se në vitet 2000-2001 Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, dhe është rekrutuar nga Fadil Lepaja.
Siç pretendon Molliqaj, detyra e Konjufcës në SHIK ishte që të përpunonte të dhënat, të cilat kishin të bënin me rajonin e Luginës së Preshevës.
Ai thotë se Konjufca ishte larguar nga SHIK-ut, pasi që paga prej 150 markave nuk i kishte pëlqyer.